FOTO/ Për herë të parë, Shqipëria favorite për të fituar Eurovisionin 2025

Për herë të parë, kënga e Shqipërisë është favorite për të fituar festivalin europian të këngës “Eurovision Song Contest 2025”, që do të mbahet në Bazel të Zvicrës.
Sipas “bookmakers”-at, Shqipëria pozicionet në vendin e 10-të në tabelën e favoritëve për të fituar konkursin, me 2% shanse, vetëm pas Belgjikës dhe Ukrainës.
E njëjta gjë ndodh edhe në rrjetet sociale, ku fansa të shumtë të Eurovisionit e shohin këngën e Shqipërisë “Zjerm” të Shkodrës Elektronike, si kandidate për të fituar edicionin e 69-të e festivalit europian. Ndërkohë, pretendentja kryesore është Suedia me 24% shanse për të fituar, teksa ndiqet nga Austria dhe Izraeli.
Kujtojmë se Shqipëria do të performojë në natën e parë gjysmëfinale të Eurovision 2025 që do të zhvillohet në Bazel të Zvicrës. Vendi ynë, pas hedhjes së shortit, është përcaktuar që të konkurrojë të martën e 13 majit, në gjysmën e dytë të natës së parë.