Aktualitet dhe Lajme
FOTO/ “Nuk po ecë, nuk po ecë”, Blero i pafat në dashuri, ndahet edhe nga e dashura e re

Duket se marrëdhënia mes këngëtarit të njohur Blero dhe të dashurës së tij, Agneta, po kalon një periudhë jo të mirë.
Dyshimet për një krisje në lidhjen e tyre u shtuan pasi Agneta publikoi një mesazh të koduar në një “Instastory”, ku shkruhej: “S’ke nevojë me i thanë të dua njerit, veç me vepra kallzon e je n’rregull”. Ky postim u interpretua nga ndjekësit si një thumbim ndaj Bleros.
Për më tepër, një vëzhgim i shpejtë në rrjetet e tyre sociale zbulon se çifti nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram – një tjetër shenjë që sugjeron një përçarje.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo është vetëm një krizë e përkohshme apo një ndarje përfundimtare. Fansat e çiftit shpresojnë në një ribashkim të shpejtë.