Aktualitet dhe Lajme
FOTO/ Kush ishte shqiptari që hyri në fushë në ndeshjen me Spanjën

Një tifoz shqiptar hyri në fushën e lojës në minutat e fundit të pjesës së dytë në ndeshjen me Spanjën.
Ai u ndoq për disa çaste nga punonjësit e sigurisë derisa u nxor jashtë prej tyre.
Tifozi mbante flamurin e Shqipërisë dhe një plis në kokë.
Pamjet nuk u transmetuan në TV për shkak të rregullave të UEFA-s, por tashmë qarkullojnë foto të tij. ©LAPSI.al
Huazuar nga Lapsi.al