Aktualitet dhe Lajme

FOTO/ Kërcënohen dhe ofendohen dy motra nga Saranda në “TikTok”, policia nuk ndërhyn

Share

Emisioni “FiksFare” denoncoi mosveprimet e Policisë së Sarandës për kërcënimet dhe sharjet e dy motrave në rrjetin social “Tik Tok”, të cilat thanë për emisionin se persona që fshihen pas një tastiere shkruajnë ofendime shumë të rënda.

Të dyja, njëra 19 dhe tjetra 36 vjeçe, deklaruan se një person u hedh foto dhe video me imazhet e tyre në “Tik Tok”, duke i sharë dhe ofenduar.

Ato kanë bërë ankesë dhe kallëzim në Policinë e Sarandës, por deri kur u ankuan te Fiksi s’ishte marrë asnjë masë. Policia vetëm sa i sorollat!

“Na shajnë dhe ofendojnë. Nga fjalët më banale të ndryshme dhe me etiketime nga më të rëndat. Duhet të jenë persona të njohur, pasi na përmendin edhe detaje nga jeta jonë, dinë ku qëndrojmë, ku shkojmë në shkollë dhe çfarë bëjmë gjithë ditën” thotë njëra prej tyre.

Ndërkohë, më e vogla shton se ata që i bëjnë këto shkrime e dinë se ku bëjnë shkollën, çfarë mësuese ka dhe çfarë lënde jep. “Unë jam në shkollë profesionale dhe e dinë se kur shkoj dhe kush më jep mësim. Më shkruan fjalët më banalet” thotë e reja. Ato thonë se kanë shkuar disa herë në Policinë e Sarandës, pasi ka edhe specialistë të kibernetikës, por s’kanë ndërhyrë. “Ankesa vazhdimisht. Na thonë jo nuk mbyllin, s’po i identifikojmë dot” pohojnë motrat. Sipas tyre, faqja që është hapur në “Tik Tok” quhet “ENIGMA”.

Pas ankesës, dy motrat shkojnë në Policinë e Sarandës dhe takojnë specialistin e kibernetikës, atje ku kanë bërë edhe kallëzimet dhe ankesat. Ai i thotë se ka edhe raste të tjera, por është problem që të hiqen pasi nuk gjenden. Specialisti shton se çështja ka shkuar edhe në prokurori dhe mirë është që të shkoni edhe atje.

“S’ke ç’u bën atyre. Janë edhe të tjerë që iu është bërë diçka e tillë. Janë ankuar, po ajo specialistja tjetër që merret është me leje dhe sa të kthehet do të merret” shton ai. Specialisti i thotë se janë këqyrur ato faqe dhe se faqja në “Tik Tok” quhet “ENIGMA”. “Shko interesohu edhe njëherë në Prokurorinë e Sarandës. I kam çuar letrat dhe ata duhet të ndërhyjnë” thotë ai.

Fiksi u interesua edhe në Policinë e Shtetit për këtë rast, ku mësuam se çështja do të ndiqej me përparësi. Mësohet se specialistët e Tiranës kontaktuan me Sarandën, ku u morën masa paraprakisht, pasi është kontaktuar edhe me rrjetin social “Tik Tok” dhe faqja u mbyll. Por, asnjë person s’u identifikua!




Huazuar nga albeu.com

Back to top button