fbpx
Aktualitet dhe Lajme

FOTO/ I vihet flaka parlamentit në Rumani! Edi Paloka bën veprimin e papritur

Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rumani, pasi një qytetar i ka vendosur flakën parlamentit. Ai ka ndezur zjarr në një paradhomë, ku kalohet për te një sallë dedikuar për vizitorët. Kjo ka bërë që më pas të bëhet evakuimi i godinës.

“Një burrë i moshës 60-65 vjeç i ka vënë flakën lokaleve, flakët kanë mbuluar 30 metra katrorë. Më shumë se 300 persona u evakuuan nga ndërtesa. Nuk pati viktima, megjithatë njëra nga shitëset pati një sulm paniku ”, shkruajnë mediat rumune. Zjarrfikëset kanë arritur në vendngjarje, lokalizuan zjarrin dhe shuan flakët.

Ky akt duket se ka “frymëzuar” edhe opozitën shqiptare. Edi Paloka ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook lajmin duke nënkuptuar se mbase kjo gjë duhet të ndodhë dhe në vendim tonë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button