Aktualitet dhe Lajme

FOTO/ “Ende nuk jam pajtuar me faktin”, rrëfimi prekës i Jonida Vokshit për humbjen e të atit

Share

Aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka ndarë një rrëfim të ndjerë mbi një nga humbjet më të mëdha në jetën e saj: ndarjen nga jeta të të atit. Në një komunikim të sinqertë me ndjekësit në rrjetet sociale, Jonida është treguar e hapur dhe tepër njerëzore, duke prekur zemrat e shumë prej tyre.

E pyetur nga një ndjekës që po përballet me të njëjtën dhimbje, Jonida u përgjigj:
“Ende nuk jam pajtuar me faktin, ende nuk jam vërtetë koshiente. Ka momente që e ndjej që ka ndodhur vërtet dhe ato janë momentet më të vështira.”

Ajo rrëfeu se mënyra më e afërt për ta përballuar boshllëkun që ka lënë pas babai i saj, është përmes kujtimeve dhe rrëfimeve që ndan për të.
“Por vazhdoj të jetoj me të, tregoj historitë e tij kudo,” – tha ajo me emocion.

Në këtë reflektim të thellë, Jonida ndau edhe një mesazh forcues për të gjithë ata që po kalojnë të njëjtin udhëtim dhimbjeje:
“Është proces, më i vështiri në botë, por jetësor. Dhemb, por të jep forcë të luftosh që ai të jetë krenar për ty, prej nga kudo të sheh e të ruan.”




Huazuar nga albeu.com

Back to top button