Aktualitet dhe Lajme
Formacionet zyrtare, Kosova – Armenia: Foda provon disa lojtarë nga minuta e parë

Kosova dhe Armenia kanë publikuar formacionet zyrtare për miqësoren e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri”, që fillon në orën 19:00.
Përzgjedhësi Franco Foda ka lënë pushim disa lojtarë kryesorë për të provuar të rinjtë në përbërje.
Edhe John van ’t Schip që në mars mori drejtimin e Armenisë ka vendosur të testojë alternativat e reja në këtë duel miqësor.
Kosova pritet të dalë me formacion të freskët, duke përfshirë talentë të rinj dhe disa emra me përvojë.
Kjo sfidë shihet si një mundësi për të vlerësuar gjendjen e skuadrave para ndeshjeve zyrtare të shtatorit.
Kosova: Saipi, Vojhvoda, I. Krasniqi, Dellova, Paqarada, Jashari, Rexhbeçaj, Demaku, Zaberxha, Asllani, E. Krasnqi.