Fondi i buxhetit rritet, ministri Malaj konfirmon: Bonusi i fundvitit 10-15 mijë lekë për 750 mijë pensionistë

Share

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ndryshimet në buxhetin e vitit 2025, duke konfirmuar zyrtarisht lajmin e shumëpritur: bonusin e fundvitit për pensionistët.

Komisioni, i drejtuar nga Ulsi Manja, mori në shqyrtim Aktin Normativ për rishikimin e buxhetit.

Detajet e bonusit, fondi arriin në 9.7 miliardë lekë

Gjatë prezantimit, Ministri Malaj njoftoi se bonusi i fundvitit do të jetë i diferencuar dhe do të përfitojë një shtesë të konsiderueshme buxhetore.

Kategoria e pensionit dhe vlera e bonusit

Deri në 20,000 lekë (pension mujor) 15,000 lekë

Mbi 20,000 lekë (pension mujor)10,000 lekë

Sipas Ministrit, buxheti fillestar për këtë qëllim ka marrë një shtesë prej 5.9 miliardë lekësh, duke e çuar totalin e fondeve të alokuara në 9.7 miliardë lekë.

Kjo masë synon të mbulojë rreth 750 mijë pensionistë në të gjithë vendin, duke lehtësuar barrën financiare të tyre në prag të festave.

Rishikimi i buxhetit

Akti Normativ “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për buxhetin e vitit 2025’” u cilësua nga Malaj si një akt me karakter teknik dhe funksional.

Arsyeja kryesore e rishikimit ishte harmonizimi i fondeve pas riorganizimit të kabinetit qeveritar. Ministri theksoi se gjendja makro-ekonomike e vendit ishte pozitive, pasi të ardhurat nga tatimet, doganat dhe kontributet sociale tejkaluan planin fillestar.

Kjo performancë financiare krijoi hapësirën e nevojshme buxhetore jo vetëm për bonusin e pensionistëve, por edhe për përforcimin e skemave sociale.

Në vijim të prezantimit, Malaj përmendi gjithashtu se ndryshimet buxhetore do të mundësojnë shpërblimin e punonjësve të zjarrfikëseve në ato bashki që u prekën rëndë nga zjarret përgjatë sezonit veror.


Start News

Reklama
Back to top button