Aktualitet dhe Lajme

Florian Agalliu flet për “Ferma VIP”: Më penalizoi sinqeriteti

Share

Florian Agalliu ka folur së fundmi  për përvojën e tij në “Ferma VIP”, ku doli i dyti, në një garë me Dijonis Bibën.

Në një intervistë për “Vizionin e Pasdites”, Florian u shpreh se e ka pasur të vështirë të ambientohej në fillim.

Ambientimi me atmosferën aty brenda ishte shumë i vështirë. Kisha mall për familjen, nuk u ambientova dot përnjëherë.

Nuk afrohem dot me njerëzit me të cilët nuk i njoh, apo të socializohem përnjëherë. Kur ka kaluar java e parë ose e dytë kam filluar ta shijoj pak spektaklin.

Fillova të zhbiriloj këto truqet e produksionit, kur zgjoheshin njerëzit, kur binte gongu. Ka qenë e vështirë për të kuptuar se cila gjë kishte më shumë rëndësi brenda Fermës, ku duhet të fokusohesha. Te punët, te marrëdhëniet me njerëzit, të rrjetet sociale. Nuk po e kuptoja si po funksiononte.”

Megjithatë, për Florianin edhe vendi i dytë ishte një arritje më vete:

“Të suksesshëm do e kisha quajtur nëse do kisha fituar. Është një arritje shumë e madhe për mua që dola i dyti. Po t’i mbledhësh në total jam i lumtur që kam arritur në vendin e dytë.

Nuk kam çfarë analize të bëj, Dijonisi rezultonte të ishte më i votuari nga ne. Unë e kam cilësuar aty shpesh që jemi në një lojë dhe brenda lojës pranohen të gjitha, nuk ka limite. Sigurisht, pa i prekur gjërat personale”.

Më tej, shtoi:

“Nëse do e ktheja kohën mbrapa nuk do reagoja ndryshe. Jam përpjekur të ruaj një linjë, nëse unë do të interpretoja një rol, nuk e mendova kështu. Do ishte shumë më e vështirë nëse do të interpretoja një rol. Rrethanat në të cilat unë kam reaguar, kam reaguar në bazë të asaj që perceptoj si Flori. Mendoj që sinqeriteti im i tepërt më ka penalizuar. Unë si njeri nuk e kthej dot pllakën brenda 5 minutash”, përfundoi ai.

 



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button