Aktualitet dhe Lajme

Flori Mumajesi feston ditëlindjen, vëmendjen e merr postimi i këngëtarit kushtuar nënës së tij të ndjerë…

Share

Me një postimi në rrjetet sociale, këngëtari i njohur Flor Mumajesi, ka zgjedhur që ditëlindjen e tij ta shënojë jo me festime, por me një dedikim prekës për nënën e ndjerë.

Ai ndau me ndjekësit kujtimet më të ndjera nga fëmijëria dhe lidhjen e veçantë që ka pasur me të.

“Dita e lindjes sime nuk është veç e imja. Është dita kur, mes lotësh dhe dhimbjes, erdhi në jetë një djalë mbi katër kilogramë… më 23 gusht një nënë u bë me djalë me mua”. shkruan ai.

Artisti ndalet në detaje të thjeshta, por plot ndjenjë, si përqafimet, këngët që nëna i këndonte dhe aroma karakteristike që ai e kujton me mall.

Një prej kujtimeve më të përzemërta që ndan është loja e fëmijërisë, kur ajo e mbante në prehër dhe këndonte: “ding dange, e ding dange…”

“Me këtë erë jam rritur. Era që kishim të dy, era jonë, era e nënës”, shkruan Flori.

Mesazhi përfundon me një ndjesi mungese dhe mallëngjimi për praninë e saj fizike, që sot mungon:

“Por tashmë nuk ka sy për ta parë, as zë për të uruar: ‘Gëzuar ditën që më linde, ditëlindjen tonë’…”.

Kujtojmë që prej disa vitesh Flori Mumajesi, është tërhequr nga skena duke lënë përgjysmë karrieren e tij.

 




Huazuar nga albeu.com

Back to top button