Aktualitet dhe Lajme

Flitet rikthimi i “9 to 5”: Zendaya, Sydney Sweeney dhe Ariana Grande janë protagonistet për komedinë e famshme?

Share

Në prill të vitit të kaluar, Jennifer Aniston, zbuloi se dëshironte të filmonte një pjesë të komedisë së vitit 1980 “9 to 5”, dhe pas kësaj kishte shpresa për kastin e mundshëm të këtij filmi.

Për ‘World of Reel’, të brendshëm të përfshirë në këtë projekt zbuluan se zgjedhjet e para për tre rolet kryesore në film janë Zendaya, Sydney Sweeney dhe Ariana Grande.

Këto aktore kanë projekte të mëdha aktrimi pas tyre; Zendaya luajti në filmin “Dino” dhe “Spider-Man”, Sweeney në filmin “Anyone but You” dhe “Euphoria”, dhe Ariana Grande në “Wicked”.

“Sydney dhe Zendaya kanë orare të ngarkuar për 12 muajt e ardhshëm, dhe Jennifer dëshiron ta xhirojë këtë film vitin e ardhshëm nëse ka një shans. Ribërja e “9 to 5” nuk është ndezur ende nga 20th Century Studios, prandaj është arsyeja pse është vendimtare që një nga tre aktoret të pranojë rolin”, thanë burimet për ‘World of Reel’.

Filmi origjinal i vitit 1980 u drejtua nga Colin Higgins dhe ndoqi tre kolege femra të zyrës që vendosën të hakmerreshin ndaj shefit të tyre egoist. Në atë kohë rolet kryesore në film luajtën Jane Fonda, Lily Tomlin dhe Dolly Parton.

Komedia e vitit 1980 ishte një hit i madh dhe fitoi më shumë se 100 milionë dollarë, pas së cilës u shndërrua në një serial komedi që u shfaq nga viti 1982 deri në 1983.

Skenari për xhirimin e ardhshëm të komedisë është shkruar nga Diablo Cody, i cili u bë i famshëm me filmat “Juno” dhe “Jennifer’s Body”.

Produksioni i filmit do të bëhet nga Jennifer Aniston dhe partneri i saj nga produksioni “Echo Films”, Kristin Hahn.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button