Aktualitet dhe Lajme

Flet gazetari i RAI 3: Rama më habiti për takimin me Luftarin e “Sinaloas”

Share

Gazetari i emisionit “Report” në RAI 3, Giorgio Mottola ka rrëfyer ndjesitë e tij pas dy dokumentarëve për Shqipërinë. Në një intervistë në Syri Tv, gazetari italian thotë se ka një problem shumë të fortë me depërtimin e krimit të organizuar në qeverinë dhe ekonominë shqiptare.

“Ajo që unë mund të tregoj mbas këtyre muajve të kaluara në Shqipëri, duke treguar për politikanë, ish-gjyqtarët, subjekte mjaft të afërt me Edi Ramës, sigurisht ka një problem shumë të fortë që ka të bëjë me depërtimet e krimit të organizuar në qeveri dhe ekonominë shqiptare. Kjo është e pamohueshme, nga ana e shifrave financiare dhe kjo është e dukshme në dritën e diellit. Për aq kohë sa qeveria shqiptare nuk do ta pranojë se ekziston ky problem do të jetë shumë e ndërlikuar të zgjidhet problemi” – tha gazetari.

Mottola thekson se gjëja më shqetësuese është se Rama vazhdon të konfirmojë se ka një vlerësim të madh ndaj familjes nga Vlora që ka kompaninë e ndërtimit dhe që ka mundësuar takimin me anëtarin e kartelit të Sinalos, por që sipas dokumenteve të gjyqtarëve kanadezë, kjo kompani rezulton se disponohet nga Luftar Hysa.

“Kryeministri Rama e pranoi që e ka takuar këtë Luftar (Hysa) duke dhënë një version ndryshe nga ajo që tha Luftari në një emision tjetër. Ai tha se kishte shkuar për të folur me Ramën për një libër për mjedisin. Rama e përgënjeshtroi versionin e Luftarit (Hysa). Rama nga ana e vetë thotë se nuk e dinte që Luftari të ishte një përfaqësues i kartelit të Sinalos, por gjëja më shqetësuese është se ai vazhdon të konfirmojë se ka një vlerësim të madh ndaj familjes nga Vlora që ka kompaninë e ndërtimit dhe që ka mundësuar takimin.

Sipas dokumenteve kanadeze Vlora Construcsion, të paktën që prej 2020 sipas magjistratë kanadezë është bërë një shoqëri që disponohet nga Luftari (Hysa) dhe gjyqtarët kanadezë kanë evidentuar një sërë transfertash që janë bërë me Vlora Construcsion ku bën pjesë Luftari (Hysa) dhe fakti që Vlora Construcsion ka fituar shumë tendera në Shqipëri duhet të ndezi një dritë alarmi” – tha gazetari. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Rai 3 na tregoi sa paguajnë banditët për makiazh



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button