Fjalimi para kombit në Kongres: Trump flet për suksese historike. Demokratët bojkotuan

Share

Në fjalimin para kombit presidenti amerikan, Trump bëri një një bilanc të përsosur të mandatit të tij si në çështjen e ekonomisë, inflacionit dhe migracionit. Trump foli më gjatë se çdo paraardhës.

Në fjalimin për gjendjen e Kombit, Presidenti i SHBA-së Donald Trump vlerësoi arritjet e jashtëzakonshme gjatë mandatit të tij. “Kombi ynë është rikthyer – më i madh, më i mirë, më i begatë dhe më i fortë se kurrë më parë. Kjo është epoka e artë e Amerikës”, i tha Trump Kongresit. Kufiri i SHBA-së është i sigurt, ekonomia po lulëzon si kurrë më parë dhe armiqtë e SHBA-së janë frikësuar, tha Trump nën duartrokitjet dhe brohoritjet “SHBA! SHBA!” nga kolegët e tij republikanë.

Trump kritikoi Gjykatën Supreme për vendimin në lidhje me tarifat. Në prani të disa gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të të dy dhomave të Kongresit Amerikan, ai foli në Kapitol në Uashington për një “vendim të pafat”. Të premten, Gjykata Supreme e ndaloi presidentin që mbi bazën e një ligji për emergjencën të vendosë tarifa për importet nga shumë vende.

Trump u shpreh se planifikon që kompanive të mëdha të teknologjisë t’u kërkojë të përmbushin vetë nevojat e tyre në rritje për energji elektrike. Kompanitë mund të ndërtojnë termocentrale për qendrat e tyre të të dhënave direkt në lokacionet përkatëse, tha Trump. Kjo do të parandalonte rritjen e çmimeve të energjisë elektrike për konsumatorët. Lidhur me bisedimet bërthamore me Iranin, Trump tha se preferonte një zgjidhje diplomatike. Ai e ka kërcënuar vazhdimisht Iranin me një sulm.

Demokratët bojkotuan
Dhjetëra ligjvënës demokratë bojkotuan fjalimin, që me gati dy orë kohëzgjatje, ishte më i gjati i këtij lloji në historinë e SHBA-së, ata morën pjesë në aktivitete kundër Trump. Demokratët e pranishëm duhet të dëgjonin fyerje të ashpra, duke përfshirë pretendimet se shtetet federale të qeverisura nga demokratët ishin “të korruptuara”. Trump përsëriti gjithashtu gënjeshtrën e njohur, se demokratët manipulojnë zgjedhjet.

Përfaqësuesi demokrat Al Green me një pankartë proteste: “Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunëPërfaqësuesi demokrat Al Green me një pankartë proteste: “Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë
Përfaqësuesi demokrat Al Green shpalosi një pankartë proteste ku shkruhej “Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë” gjatë fjalimit të TrumpFotografi: Chip Somodevilla/Getty Images/AFP
Përfaqësues nga opozita demokrate më parë ishin shprehur me vlerësime tejet negative për qeverinë amerikane nën Trump. Lideri i pakicës në Senat, Chuck Schumer, deklaroi se realiteti nën “Trump 2.0” mund të përmblidhet në tre fjalë: “Kosto, kaos, korrupsion”. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, akuzoi Trumpin se po përpiqet të sabotojë zgjedhjet e mesit të mandatit në vjeshtë, të cilat konsiderohen një provë e rëndësishme e opinionit publik. Presidenti e di “se do të pësojë një goditje të fortë, se do të rrënohet në këto zgjedhje të mesit të mandatit”, tha Newsom.

Që në fillim të fjalimit, pati protesta nga opozita. Përfaqësuesi demokrat Al Green shpalosi një pankartë proteste ku shkruhej “Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”. Kongresmeni qëndroi në heshtje ndërsa Trump kaloi pranë tij. Protesta i referohej një videoje të publikuar së fundmi nga presidenca, e cila përhapte pretendime të rreme në lidhje me zgjedhjet e vitit 2020 dhe paraqiste një karikaturë raciste të ish-Presidentit Barack Obama dhe ish-Zonjës së Parë Michelle Obama si majmunë.


starnews.al

Reklama
Back to top button