Fitorja e thellë e PS, Bushati: Nuk ka surpriza, votat i marrin kriminelët!

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se rezultati zgjedhor nuk ishte ndonjë surprizë dhe për të fitorja e thellë e Ramës dihej, pasi kishte në dorë jo vetëm pushtetin, por edhe krimin dhe SPAK.
“Për mua nuk kishte ndonjë surprizë. Isha i bindur që do të kishte votime dhe jo zgjedhje. Në njëfarë mënyrë doli. Doli ana e dukshme e ajsbergut, raporti paraprak i OSBE/ODHIR që thotë zgjedhje në kushte të pabarabarta, intimidim i administratës, blerje vote, media që ushqehen me para publike. Nuk flitet për mjedis demokratik të zhvillimit të zgjedhjeve. Kjo është vetëm ana e dukshme e ajsbergut.
E padukshmja? Votat e marra me kriminelë. U bë refren ai rasti i asaj vajzës së Elbasanit me numër rekord votash. Këtë herë Rama dhe Rilindja kanë zgjedhur një strategji, je ti bandë kriminale, mos voto PS, që unë të provoj votat në këmbim të asaj që do marrësh, ti katapulto një anonim. Pra në disa qarqe kemi anonimë që janë bërë rekordmenë votash. Përdorimi i bandave kriminale për vjedhje votash.
E dyta, këta nuk vodhën votën vetëm të tjerëve, Lëvizjes Bashkë, Lapajt dhe Shehajt, por edhe vetë njëri tjetrit.