Aktualitet dhe Lajme

Finiqi nuk po gjen qetësi nga zjarret, 30 ushtarë dhe helikopteri i “Mbrojtjes” punojnë për fikjen e flakëve, pritet ndihmë nga Greqia

Share

Kanë kaluar pesë ditë kur zjarri ka përfshirë një zonë të vështirë malore mes Malçanit dhe Grazhdanit, në territorin e Bashkisë së Finiqit.

E teksa zjarrfikësit po vijojnë punën për neutralizimin e flakëve, burime për mediat bëjnë me dije se në orët në vijim pritet që të mbërrijnë edhe avioni zjarrfikës “Kanadair” nga Greqia, i cili do të ndihmojë nga ajri në shuarjen e zjarrit.

Mësohet se në këtë zonë ka nisur operimin për rreth një orë e gjysmë një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve në këtë terren të ashpër dhe të paarritshëm nga toka.

Gjithashtu operacioni po mbështetet nga forca tokësore të ardhura nga bashkitë Konispol, Delvinë dhe Himarë, si dhe nga 30 ushtarë të dërguar nga Ministria e Mbrojtjes.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button