Aktualitet dhe Lajme

Fier/ Shisnin ilaçe të kontrabanduara, përfundojnë në pranga 4 administratorë farmacie

Share

Pas disa muajsh hetime nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në bashkëpunim me Prokurorinë, policia ka finalizuar me operacionin e koduar “Medicine”, duke goditur një rrjet kontrabande të ilaçeve në Fier.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë katër administratorë farmacie: Sh. Y., 65 vjeç, A. Xh., 59 vjeçe, P. B., 36 vjeçe dhe T. P., 35 vjeçe. Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë shtetasja T. A., 53 vjeçe.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në farmacitë dhe banesat e tyre, u sekuestruan ilaçe të kontrabanduara me një vlerë rreth 800 mijë lekë. Barnat rezultuan pa pullën fiskale të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, duke konfirmuar shkeljen e ligjit për tregtimin e produkteve farmaceutike.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për vijimin e veprimeve ligjore ndaj të ndaluarve.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button