Aktualitet dhe Lajme

Feston 51-vjetorin e lindjes/ Socialistët surprizojnë Gjekmarkajn me tortë pas fitores në Lezhë, batuta dhe të qeshura mes tyre: Mos i keni hedhur helm!

Share

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj ditën e sotme feston sot 51-vjetorin e lindjes. Gjekmarka edhe në ditën e lindjes ka vendosur të qëndrojë në Parkun Olimpik për të vëzhguar numërimin e votave të Diasporës ku PD u shpall fitues duke ruajtur rezultatin me 4 mandate.

Ai u surprizua nga Elda Hoti gjatë numërimit të votave ndërsa pas përfundimit të numërimit socialistët kanë lënë pas tensionet që janë regjistruar dhe kanë surprizuar Gjekmarkajn. Përfaqësues të Partisë Socialiste gjithashtu i kanë dhuruar një tortë me mbishkrimin “Edhe 100 Agron”. Me humor, Gjekmarkaj ka komentuar duke thënë: “Mos i keni hedhur helm”.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button