Aktualitet dhe Lajme

Ferma VIP 2: Bëhet virale një video e Ron Zaitit duke sharë Alba Pollozhanin

Share

Këngëtari nga Kosova, Ron Zaiti, është njëri nga konkurrentët e Ferma VIP 2.

Ai po vazhdon me dinamikat në fermë dhe natyrisht se në spektakle të tilla ka edhe mosmarrëveshje me të tjerët.

Së fundmi u bë virale një video e tij ku shihet në një përplasje me Alba Pollozhanin.

“Injorante”, iu drejtua ai.

E ish-konkurrentja e “Përputhen” ia ktheu: “Kur të mësohesh të flasësh tamam, jo me urdhër”.

Më pas artisti shqiptar dëgjohet duke e sharë, gjë që mori vëmendje të madhe në TikTok.

Pritet të shihet nëse do të komentohet kjo ngjarje dhe nëse do të ketë një dënim për Ronin.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button