Aktualitet dhe Lajme

Ferdinand Xhaferaj: Ju tregoj sikletin e Ramës në fjalimin e stërgjatë, tani ka përballë një opozitë të pakapur (VIDEO)

Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, theksoi se qeveria aktuale nuk ka përballë më një opozitë të kapur, siç ishte deri dje, ndërsa theksoi se këto dy muajt e fundit ka dalë në pah Shqipëria e vërtetë dhe jo ajo që ka dashur të pikturojë kryeministri”.

“Dikush më thonte që kreu i qeverisë me atë fjalim maratonë dhe me të gjatën në historinë e tranzicionit duhet injoruar dhe dikush më thonte se duhet anashkaluar. Por, ai është kryeministri i vendit tim, shumë vendimarrje as anashkalohen dhe as injorohen. Kontributi më i madh i asaj fjale për Shqipërinë dhe për shqiptarët ishte se kryeministri nga paragrafi i parë deri tek i fundit, dhe për më shumë se dy ore, i tha çdo qytetari shqiptar se jam në siklet, sepse ka marrë fund periudha e një opozitë të kapur, apo një opozitë të shantazhueshme. Rama i tha shqiptarëve se ka marrë fund periudha e një opozitë të kapur që më mundësonte të pikturoja Shqipërinë dhe portretin tim me bojrat që kam dashur. Në këto muaj në sy të ndërkombëtareve ka dalë Shqipëria dhe Rama i vërtetë i mbytur nga boja e zezë e korrupsionit”, tha Xhaferaj, ndërsa theksoi se kryeministrit iu desh të shkonte 100 vjet para, për të gjetur një krahasim për situatën e korrupsionit në vend.

“Aq e rrënuar është Shqipëria sot nga marrëveshja e korrupsionit sa kryeministri për herë të parë në këto 11 vite, nuk tha më se fajin e ka vetëm opozita, por shkoi më shumë se një shekull mbrapa në kohë. Sipas tij fajin e kanë otomanët që kultivuan kulturën me “jep-te-jap”, fajin e ka komunizimi që lejoi korrupsionin me aq mundësi sa kishte, fajin e ka opozita që ka drejtuar me kulturë tribale, duke na lënë në 2013 një Shqipëri të rrënuar me një tablo të shëmtuar”, shtoi Xhaferaj.

“Pasi e nxiu periudhën kur qeveriste opozita, pa marrë parasysh se në atë periudhë vendi u anëtarësua edhe në NATO edhe liberalizoi vizat, mbasi i tha opozitës se nuk do të fitosh në 2025 dhe përgjigjen e ke tek dosjet 339 dhe 184, e joshi opozitën publikisht për t’u bërë një trup i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit. E joshi publikisht opozitën për të mos shkuar më tek Bashkia e Tiranës, por për t’u ulur dhe shkruar letra për luftën kundër korrupsionit, ndërsa Rama të vazhdojë të pikturojë si më parë, me bojrat që do ai, si Shqipërinë edhe portretin e tij. Çdo të bëjë opozita: ftesat janë publike dhe bëhen për popullin. Pazaret janë skutave dhe bëhen për individë; Koha është dëshmitari më i mirë”.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button