Familjarët e Diogo Jotës shpërthejnë në lot pasi identifikojnë trupat e dy ish-futbollistëve (VIDEO)

Autoritetet spanjolle, e kishin të pamundur për të identifikuar dy trupat e vëllezërve futbollistë Diogo dhe Andre Silva që u dogjën së bashku me Lamborghinin ku udhëtonin.
Për këtë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Shkencave Ligjore në Zamora, u kërkua ndihma e familjarëve.
Nëna e dy të rinjve dhe bashkëshortja e Diogos identifikuan trupat e viktimave, si dhe sendet personale të mbetur pa djegur në makinë.
#BREAKING : Heartbroken Rute Cardoso Leaves for Funeral in Tear.
The heartbreaking footage of Rute Cardoso, Diogo Jota’s partner, shattered with grief as she leaves the funeral home.#rutecardoso #diogojota #jota #Zamora #spain #Liverpool #Portugal #ripdiogojota #RIPJota pic.twitter.com/DYQ7nU4Lue
— upuknews (@upuknews1) July 4, 2025
Siç shkruajnë mediat e huaja ato dolën të shkatërruara nga morgu, me lot në sy. Së bashku me to ishte edhe Jorge Mendes, agjenti i futbollistit të Liverpool, Jota.
Qeveria Rajonale e Castile dhe Leon, aktivizoi protokollin e mbështetjes psikologjike për të ndihmuar familjet e lojtarëve, siç është zakon në raste të tilla tragjike.