Aktualitet dhe Lajme

Eurodeputeti kroat mesazh Vuçiçit: S’ka BE për Serbinë pa njohjen e Kosovës

Share

Eurodeputeti kroat dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk ka më mundësi të shkaktojë trazira në veri të Kosovës, pasi ka humbur të gjitha kreditë politike pas ngjarjeve të Banjskës në vitin 2023.

Në një intervistë për median kroate Jutarnji list, Picula u shpreh se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa njohur pavarësinë e Kosovës dhe pa hequr dorë nga politika e ashtuquajtur “bota serbe”.

Ai shton se Vuçiç po e trajton BE-në si një “bankomat”, ndërsa në të njëjtën kohë afron Serbinë me Kinën dhe Rusinë.

“Qytetarët serbë janë nën ndikimin e një narrative që e demonizon Perëndimin, ndërsa përforcon lidhjet me Moskën dhe Pekinin. Nëse nesër do të mbahej një referendum për hyrjen e Serbisë në BE, nuk do të pritej një rezultat pozitiv”, tha ai.

Eurodeputeti paralajmëroi se çdo përdorim force nga ana e Vuçiqit do të mund të ndryshonte qëndrimin e institucioneve evropiane ndaj tij dhe ndaj Serbisë. Ai theksoi se ndryshimet e fundit në qeverinë serbe përbëjnë rreziqe për të cilat BE-ja duhet të jetë e përgatitur.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button