Aktualitet dhe Lajme

Euro 2024/ U ftua për herë të parë në Kombëtare: Kush është Medon Berisha, “surpriza” e madhe në listën e Sylvinhos

Share

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho publikoi sot listën paraparake me 27 futbollistë për përgatitoret në kuadër të Euro 2024.

Në listën paraprake u vunë re disa mungesa të rëndësishme sidomos në repartin e sulmit, ku mungojnë Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Arbnor Muja.

Gjithashtu një mungesë e rëndësishme ishte edhe në mesfushë, ku Sylvinho nuk ka preferuar Keidi Baren.

Por përveç mungesave të rëndësishme, në listë ra në sy edhe një afrim i ri.

Bëhet fjalë për mesfushorin Medon Berisha i cili është thirrur për herë të parë në Kombëtare.

Mesfushori 20-vjeçar është në garë për një vend në Euro 2024 në Shqipëri, por nuk do të jetë e lehtë.

Berisha luan për Lecce në Serie A, atje ku aktivizohet edhe mesfushori tjetër shqiptar Ylber Ramadani.

Në këtë edicion, Berisha ka gjashtë paraqitje në kampionatin italian.

Më herët, Berisha ka qenë me të rinjtë e Leçes, ndërsa është zhvilluar edhe tek Young Boys në Zvicër.

Medon Berisha ka qenë së fundmi kapiten i U21 të Shqipërisë.

Më herët ai ka luajtur për Kosovën U21 dhe gjithashtu për Shqipërinë U20 dhe U19./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button