“Ethet e Nilit”/ Konfirmohet rasti i parë në Lushnje

Share

Një person në lagjen Savër në rajonin nr 5 në Bashkinë e Lushnjes është ekzaminuar me virusin “Ethet e Nilit”.

S.D, një 63-vjeçar që jeton mes Shqipërisë dhe Greqisë, pasi është larguar drejt shtetit helen disa ditë më parë për t’u kuruar, është ekzaminuar me virusin e rrallë për vendin tonë.

63-vjeçari ka parë me habi, pasi rezultonte i prekur nga “Ethet e Nilit”. Pasi është ndjerë keq, 63-vjeçari është larguar drejt Greqisë, ku po kurohet dhe më pas atje është konfirmuar prekja nga virusi.

Këto fakte i konfirmojnë jashtë kameras fqinjët dhe banorët e zonës.

Ndërkohë, nisur nga situata, Ministria e Shëndetësisë, ka nisur protokollin e këtyre rasteve dhe disa net më parë është kryer dhe disinfektimi i zonën në Savër, proces i kryer në orët e vona të natës.

Nga autoritetet vendore konfirmohet fakti se është kryer disinfektimi dhe nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me këtë situatë.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button