Aktualitet dhe Lajme

Eshtë Gjermania ajo që triumfon në klasiken e Europës, Italia jashtë!

Share

Gjermania eliminon Italinë falë fitores së ndeshjes së pare në play-off-i i Ligës së Kombeve edhe pse në këtë ndeshje të dytë Axurrët arritë të barazonin 3-3 pas një disavantazhi prej 3-0. Rezultati i përgjithshëm i të dyja ndeshjeve është 4-3.

Kimish zhbllokon ndeshjen me një penallti në minutën e 30-të dhe vetëm pak minuta më pas nga një humbje vëmendjeje e lojtarëve të Italisë gjatë goditjes së këndit gjermanët nisin lojën dhe Musiala dyfishon avantazhin me portën e boshatisur. Ndërkohë që pa u mbyllur pjesa e pare Kleindienst vulos avantazhin e 3-0 duke i çuar të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes me këto shifra.

Në pjesën e dytë djemt e Spaletit zgjohen dhe fillojnë të reagojnë. Kean që në minutën e 49-të ngushton disavantazhin në 3-1 dhe është po ai 10 minuta më pas që çon në 3-2 shifrat e ndeshjes.

Raspadori në fundin e takimit shndërron në gol një penallti dhe barazon gjithçka në 3-3 por fitorja me përmbysje e Gjermanisë 3 ditë më pare në Itali rezulton vendimtare.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button