“Është akoma i gjallë për mua” Vajza e Jorgo Papingjit tregon pengun e madh me të cilin babai i saj iku nga kjo botë
Pas lamtumirë së fundit që ju dha sot të ndjerit Jorgo Papingji, vajza e tij ka dhënë një intervistë të shkurtër për RTSH, mbi ndjesitë e kësaj humbje të madhe. Ndër të tjera ajo ka treguar se cili ka qenë pengu më i madh i babait të saj, me të cilin e nisi dhe e mbylli jetën e bukur që jetoi dhe në të cilën la kujtime të pafundme.
“Është akoma i gjallë për mua, nuk mund të them si e ndjejë por si e kam. Është një njeri që e kemi ndarë me të gjithë Tiranën, me të gjithë Shqipërinë edhe ndoshta tani na ndihmon kjo ta përballojmë. Dhimbje e madhe, dhimbje e thellë, dhimbje që sapo ka filluar. E kam akoma të gjallë. I vetmi peng që im atë kishte, ishte fakti se ai jetoi pa babanë e vet.
Ai e humbi babanë kur ishte disa muajsh dhe nuk e jetoi. Fakti që nuk e kishte njohur dhe jetuar babain e tij i dukej sikur nuk do të ishte vetë një baba i mirë, por unë jam këtu sot që të vërtetoj të kundërtën dhe një gjeneratë e tërë fëmijësh që kanë kaluar në duart e tij si mësues apo si krijues”, është shprehur vajza e “Mjeshtrit të Madh”.