Aktualitet dhe Lajme

“Ervis Martinaj nip i Liri Berishës”/ Avokati: Policia s’guxonte ta prekte! E mbronte ish-kryeministri

Share

Avokati Idajet Beqiri hedh akuza të forta për lidhje mes bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj me Sali Berishën. I ftuar në Report TV, Beqiri thotë se Ervis Martinaj është nip i Liri Berishës, bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, avokati Beqiri tha se Ervis Martinaj ka pasur mbrojtjen e Sali Berishës. Avokati thotë se Martinaj ishte kreu i një prej organizatave m ëtë fuqishme që ëhstë goditur nga SPAK, ndërsa shton se atë policia nuk kishte guxim ta prekte.

Sa i takon operacionit të SPAK, “Revanshi”, ku u lëshuan 50 urdhër arreste, Beqiri thotë se shumica e këtyre kriminelëve kanë lidhje me PD.

“Kryesisht kanë bashkëpunuar me PD, asaj i përkasin shumica e tyre.

Martinaj ka vepruar si kreu i kësaj organizate nga më të fuqishmet, por edhe më të paprekshmet.

Ka patur suport mbrojtje politike, duke qenë nipi i Liri Berishës.

Duke patur mbrojtjen e Berishës ai s’ka pyetur ndonjëherë për ndonjë organ në Shqipëri, qofshin të policisë.

Para tij dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, s’ka mundur ta prekë qoftë edhe kur është ditur se ça veprash penale ka kryer.

Organizatat e tjera kanë treguar veten se e mbanin shumë pak në burg dhe e nxirrnin”, tha Beqiri për Report TV.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button