Aktualitet dhe Lajme

Erion Veliaj me mesazh të koduar për Nesti Angonin në Tiktok

Share

Erion Veliaj ka postuar një mesash të koduar nga qelitë e paraburgimit në Durrës përmes platformës TikTok, të bllokuar nga kryeministri Edi Rama.

Në një video të postuar në gjuhën angleze në TikTok, Veliaj thotë se “rosaku që po mbaj në dorë quhet Nesti A. Është i vogël, qesharak, i zhurmshëm por përballë meje duket si mizë”.

Siç dihet, Nesti A. është personazhin anonim që e denoncoi në SPAK dhe si pasojë e hapjes së hetimeve, tashmë ndodhet me arrest me burg nga GJKKO.

Por Veliaj nuk ështe mjaftuar me kaq, duke nisur edhe një mesazh tjetër për kundërshtarët e tij.

“S’jam i habitur që kundërshtarët e mi, me veç një certifikatë lindjeje dhe hidhërim brezash, nuk flenë dot nga ca video në TikTok. Rrini të tërbuar dhe mos u qetësoni kurrë”, shkruan Veliaj në postimin e tij në TikTok.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button