Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Durrësit (VIDEO)

Share

Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në qelitë e paraburgimit në Durrës, ku do të qëndrojë aty deri në përfundimin e hetimeve.

Kujtojmë që ditën e djeshme, pas një seancë maratone, GJKKO nuk i ndryshoi masën kryebashkiakut Veliaj, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, u caktua masa e detyrimit të paraqitjes.

Edhe ndaj 5 biznesmenëve, GJKKO la të njëjtën masë sigurie, atë të detyrimit të paraqitjes.

 




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button