Aktualitet dhe Lajme

EMRI/ Vrasja e 65-vjeçarit, reagon policia: Trupi i pajetë u gjet pranë pronës së tij

Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (11 qershor) në fshatin Xibër të bashkisë Klos, ku është gjetur i pajetë shtetasi Selim Velsula rreth 65 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, trupi i viktimës është gjetur pranë pronës së tij dhe nga këqyrja paraprake janë konstatuar dëmtime të shkaktuara, dyshohet, nga një mjet prerës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forcat e Policisë, të cilët po punojnë, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa hetimet janë në vijim.

Klos / Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç

Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button