EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, një i plagosur rëndë – Newsbomb Albania

Share

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mëngjesin e sotëm në  fshatin Rrile të Lezhës.

Burime për media bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur rëndë një person. Personi që ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë është Agron Puka 54 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së fshatit, ku raportohet se autori i ka bërë prite 54-vjeçarit, sapo ai ka lënë fëmijët në shkollë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi.

A ju ndihmoi ky artikull?

PoJo


Huazuar nga newsbomb.net

Reklama
Back to top button