Aktualitet dhe Lajme
EMRI/PS me kandidatin surprizë për bashkinë e Matit

Asambleja e Partisë Socialiste në Mat ka propozuar si kandidat për kryetar bashkie Altin Bojnin. Emri pritet të miratohet në mbledhjen e Kryesisë së PS-së. Bojni është financier në profesion dhe aktualisht ka pozicionin e kryetarit të Këshillit Bashkiak dhe drejtorit të NJVKSH Mat (Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor).
Më herët, ai ka qenë drejtor i filialit të Postës Mat, filial që mbulon edhe degët Dibër, Bulqizë e Klos. Po ashtu ka pasur detyrën e drejtorit të Burgut në Burrel.
Kujtojmë se kjo bashki mbeti pa kryetar pasi Agron Malaj dha dorëheqjen nga posti, sepse u zgjodh deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Start News
Reklama