Aktualitet dhe Lajme

EMRI/ Mbante peng dhe dhu*onte partneren italiane, arrestohet 27-vjeçari në Fier

Share

Një 27-vjeçar,  është vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi dhunonte bashkëjetuesen italiane në banesën e tij në Cakran, ku e mbante prej disa ditësh pa dëshirën e saj.

Në pranga mësohet se ka rënë shtetasi Albion Islami, i cili ka rezultuar me precedent kriminal, për dhunë në familje dhe për vjedhje.

27-vjeçari është arrestuar në tentativë për t’u larguar, me një automjet të marrë me qira.

Ndërkohë, shtetasja italiane iu dorëzua autoriteteve të Konsullatës së Italisë në Shqipëri dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast Reaction”.

Operacioni, rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet Policisë së Fierit, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadën italiane në Tiranë.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme policore, arrestohet 27-vjeçari që dhunoi bashkëjetuesen italiane, në banesën e tij në Cakran, ku e mbante prej disa ditësh pa dëshirën e saj.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button