Aktualitet dhe Lajme

Emri/ Gjakmarrja: Iu bë atentat në Belgjikë, ndërron jetë 45-vjeçari shqiptar

Share

Ka ndërruar jetë në një spital në Belgjikë Agustin Kaza, 45-vjecari të cilit iu bë atentat rreth një javë më parë në Belgjikë.

Ai ishte në koma për shkak të dy plumbave që kishte marrë në kokë dhe dy të tjetër në gjoks.

Hakmarrja për një krim të dyfishtë të kryer në Shqipëri 27 vite më parë, ishte pista kryesore ku fokusuan hetuesit në Belgjikë për atentatin ndaj 45-vjeçarit shqiptar.

Agustin Kaza ishte me origjinë nga Mirdita. U raportua se 45-vjeçari është vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në 3 korrik të 1997 në Mirditë.

Ndërsa, Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini, të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain vite më parë.

Kujtojmë se më datë 7 Janar të vitit 1994 në Rrëshen u vra Ndue Kaza, ate kohe shef i krimeve ne komisaqriatin Mirdite!


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button