Aktualitet dhe Lajme

EMRI/ Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT, ja për çfarë akuzohet

Share

Policia e Durrësit, ka vënë në pranga një ish-zyrtar lokal të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), nën akuzën për ndërtim të paligjshëm gjatë kohës që ushtronte detyrën.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, është arrestuar shtetasi Ardian Halili, 55- vjeç, banues në Tiranë.

Ai dyshohet se në vitin 2017, kur mbante funksionin e kryeinspektorit të IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje disa objekte banimi (shtëpi pushimi) në zonën e Shetajt, njësia administrative Ishëm.

Operacioni u krye nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila do të vijojë ndjekjen penale për këtë rast.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button