Emri/ Aksident në Greqi, kush është i riu shqiptar që humbi jetën
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në sheshin Omonia të Athinës, ku dy të rinj humbën jetën, njëri nga viktimat ishte me origjinë shqiptare.
Aksidenti ndodhi në vendin që po kalonte motocikleta e të rinjve nuk kishte trafik, ç’ka i lejonte atyre të ecnin me shpejtësi mbi normat e lejuara në zonë të banuar.
Kristi Manthio, me origjinë shqiptare dhe Manolis Sarandis, humbën jetën si pasojë e aksidentit.
Policia thotë se motoçikleta e dy të rinjve humbi kontrollin dhe u rrëzuan, duke u përplasur me një autoveturë e markës FIAT, drejtuesi i së cilës pësoi dëmtime të lehta.
Dy të rinjtë u dërguan në spitalin KAT të Athinës, por mjekët nuk mundën të bënin asgjë për t’i shpëtuar.
Mësohet se dy të rinjtë, nuk kishin vendosur kaskat mbrojtëse në momentin e aksidentit.