Aktualitet dhe Lajme

EMRAT/ Vrau shqiptarin 11 vite më parë, 40-vjeçari italian lejohet të dalë nga qelia gjatë ditës dhe në mbrëmje kthehet sërish në burg

Share

Një 40-vjeçar italian i dënuar me 9 vite e katër muaj burg, për vrasjen e një shqiptari 11 vite më parë, është lejuar që gjatë ditës të punojë në biznesin e tij familjar, dhe në mbrëmje të kthehet sërish në burg.

40-vjeçari Mirco Franzonio në dhjetor të vitit 2013-të qëlloi për vdekje 26-vjeçarin shqiptar Eduard Ndoj, i cili sipas gjykatë ishte futur për të grabitur në shtëpinë e vëllait të tij në Serle, në zonën e Breshias.

Mediat italiane raportojnë se pak ditë më parë Franzoni ka marrë dritën jeshile për të punuar në ambientet jashtë burgut dhe në mëngjes del nga burgu i Verzianos dhe më pas kthehet kur të përfundojë turni.

Në vitin 2019, Gjykata e Lartë konfirmoi dënimin me 9 vjet e 4 muaj për vrasje me dashje, pavarësisht se gjykata e Breshias ka pohuar se 40-vjeçari ka qëlluar pas një sherri në rrugë, hajdutin, 26-vjeçarin shqiptar Eduard Ndoj. 40-vjeçari është në burg që prej 10 tetorit 2019.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button