Aktualitet dhe Lajme

EMRAT/ Vrasja me armë zjarri e 43-vjeçarit në Tropojë, zbardhen detajet

Share

Mesditën e sotme rerth orës 13:40, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tropojë, ku një 35-vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarri për motive të dobëta një 43-vjeçar, në një lokal në fshatin Dojan të Tropojës.

Sipas iformacioneve, dyshohet se shtetasi FLORIAN MULAJ (35-vjeç), për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin ARTUR DUATIN, i cili ka ndërruar jetë.

Njoftimi:

“Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35-vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43-vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje“, njofton policia.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button