Aktualitet dhe Lajme

EMRAT/ Të shtëna në Has, vri*et një person, arrestohet autori

Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Has.

Raportohet se një person, Rushit Sallahu është vrarë me armë zjarri.

Autori i krimit, Ylje Jaku eshte arrestuar nga policia.

Viktima e sotme ka goditur me sëpatë nënën e autorit një ditë më parë.

Autori ka marr hak duke e vrarë.

Njoftimi i policisë:

Has/Informacion paraprak

Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button