EMRAT/ Plagosja e dyfishtë në Sarandë, identifikohen autorët! Dy vëllezërit me precedentë të mëparshëm penal

Policia e Sarandës është vënë në lëvizje në kërkim të dy vëllezërve si autorë të dyshuar të plagosjes së dy të rinjve ditën e sotme. Në kërkim të tyre janë edhe forca të FNSH.
Njëri është Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjeç, i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, aktualisht në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”. Konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë veprimtarisë në Greqi ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke disa vite më parë.
Në kërkim është shpallur edhe Erjon Canaj, 35 vjeç, vëllai tij. Canaj në dhjetor 2022 ka dhunuar rojen e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta, por është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Sarandës disa muaj më parë.
The post EMRAT/ Plagosja e dyfishtë në Sarandë, identifikohen autorët! Dy vëllezërit me precedentë të mëparshëm penal appeared first on Albeu.com.
Huazuar nga albeu.com