Aktualitet dhe Lajme

EMRAT/ Përplasje me thika në Korçë, identifikohen autorët e dyshuar

Share

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Pazarit të Korçës, ku një sherr mes dy grupe personash ka përfunduar me plagosjen e tre personave, një prej të cilëve në gjendje më të rëndë, me plagë në bark.

Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali, ndërsa konflikti dyshohet se ka nisur për motive banale. Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat dhe tre prej tyre janë identifikuar si autorë të dyshuar të përfshirë në konflikt:

Ilir Shuku, Dritan Pine, Gersi Dervishi.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button