Aktualitet dhe Lajme
EMRAT/ Aksident i rëndë në rrugën Sarandë-Ksamil, dy të rinj përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë-Ksamil në vendin e quajtur Manastir. Mësohet se dy të rinj të cilët po udhëtonin me motor në drejtim nga Saranda drejt Ksamili janë aksidentuar. 21-vjeçari Giussepe Dani, shtetas italian që ishte gjithashtu edhe drejtuesi i motomjetit me targe BV183 ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë është rrëzuar.
Gjithashtu në motomjet së bashku me 21-vjeçarin italian ndodhej edhe 21-vjeçarja shqiptare Artena Llani. Si pasojë e përplasjes dy të rinjt janë transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Gjithashtu policia ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për shkaqet e plota të aksidentit.