Aktualitet dhe Lajme

Ekzekutimi i 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës/ Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy persona

Share

Policia e Durrësit, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për përfshirje indirekte në atentatin ndaj 29-vjeçarit Ermir Dedja.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, hetimet po avancojnë në drejtimin e duhur dhe kanë ndihmuar në hedhjen dritë mbi mënyrën e organizimit të atentatit.

Dy personat e shpallur në kërkim, ku dyshohet se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në sigurimin e logjistikës së nevojshme për autorët e krimit, përfshirë edhe mjetin që u përdor për realizimin e atentatit.

Sipas hetuesve, autorët e dyshuar të ekzekutimit janë dy individë të tjerë, ndërsa bashkëpunëtorët kanë vepruar për të krijuar kushtet që vrasja të kryhej pa lënë gjurmë.

Ekspertët e kriminalistikës, kanë arritur të rikuperojnë disa prova nga mjeti i djegur në zonën e Gërdecit, të cilat janë dërguar për analizë në laboratorin shkencor.

Rezultatet pritet të ndihmojnë më tej në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pista kryesore e hetimit lidhet me përfshirjen e viktimës në aktivitete të shumta kriminale gjatë viteve të fundit. Ermir Dedja, një emër i njohur për policinë jo vetëm në nivel lokal, dyshohet se ishte objekt i larjes së hesapeve në botën e krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të së hënës, kur Dedja ndodhej në shoqërinë e dy personave të tjerë. Ai u qëllua me armë zjarri dhe një plumb në gjoks i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Hetimet vazhdojnë me intensitet për të çuar para drejtësisë autorët dhe bashkëpunëtorët e kësaj vrasjeje të rëndë./BW




Huazuar nga albeu.com

Back to top button