
Një sasi lënde plasëse raportohet se ka shpërthyer pak para mesnate (24 Qershor), rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi” të qytetit të Vlorës.
Shpërthimi ka ndodhur në dritaren e biznesit, ndërsa ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar
Reklama
