Aktualitet dhe Lajme

Edi Rama: Rruga e Arbrit do të jetë falas gjatë mandatit tim

Share

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se Rruga e Arbrit, edhe pse pjesë e një partneriteti publik-privat (PPP), nuk do të ketë pagesë për qytetarët gjatë mandatit të tij.

Gjithashtu, ai theksoi se kjo rrugë është financuar me fonde shqiptare dhe jo nga taksat, dhe paralajmëroi se në të ardhmen, siç ndodh në shumë vende të botës, të gjitha rrugët mund të bëhen me pagesë, por jo Rruga e Arbrit, gjatë kohës që ai do të jetë në krye të qeverisë.

Rama e quajti këtë një investim të rëndësishëm dhe përmendi se hapja e tunelit të Murrizit, e cila është planifikuar për më 14 mars, është një moment kyç për këtë projekt.

Ai theksoi se PPP-të janë një praktikë e zakonshme në Bashkimin Evropian, dhe përmendi përfitimet që kanë sjellë, si përmirësimi i kushteve në spitale, ku materialet më të mira kirurgjikale janë përdorur për operacione.

Rama: Ajo rruga e Arbrit atje, që do hapet tuneli i Murrizit më në fund o zot, ishalla nuk kemi ndonjë surprizë tjetër me atë tunel se aty është mbledhur i gjithë syri i keq. Më 14 mars është plani për t’u hapur, është rrugë shqiptare me para shqiptare dhe jo të taksave. Ajo është PPP-ja. Dikush pyeste sa do ta paguajmë atë rrugë? Nuk do ketë ajo rrugë pagesë, sa të jem unë këtu. Rruga e Arbrit nuk do ketë pagesë. Që do vijë dita që të gjitha rrugët do bëhen me pagesë siç i ka gjithë bota, kjo nuk diskutohet, por jo rruga e Arbrit sa të jem unë, por është PPP.

Ato PPP që BE i bën çdo ditë dhe që këtu janë mallkuar, ato PPP bën që në spitale të bien pikiatë infeksionet dhe sot robi operohet me materialet më të mira. Njësoj si në Evropë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button