E rëndë! Sulmohet nga ariu, humb jetën alpinisti grek

Një alpinist ka humbur jetën gjatë një sulmi nga një ari në pyllin e virgjër të Fraktos pranë qytetit Drama në Greqinë veriore. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, teksa dy miq alpinistë po eksploronin zonën pranë një përrua ku kishte rënë një avion luftarak para 77 vitesh.
Sipas dëshmive, ariu sulmoi njërin prej tyre dhe e hodhi nga një shkëmb me thellësi rreth 800 metra. Shoku i tij, i cili arriti të shpëtonte duke përdorur sprej piper për të trembur kafshën dhe duke u ngjitur në një pemë, njoftoi autoritetet.
Alpinisti që u shpëtua (Dhimitris Kioroglou) ka përshkrua momentin tragjik në mediat greke : “Po ktheheshim tek makinat tona. Në një moment, Christos (alpinisti tjetër) ishte para meje afër buzës së greminës ku kishte disa shkëmbinj dhe shkoi të shihte pamjen. Unë nuk shkova në atë anë dhe vazhdova pak drejt për disa metra kur ai më thirri “Ariu… Dhimitri, eja dhe shiko”. U përpoqa të shkoja, por nuk munda të shihja. Dhe papritmas u shfaq 2-3 metra përpara meje një ari shumë i madh që po më sulmonte. Nuk pata kohë të reagoja, kjo është e vërteta. Qeni im e pengoi dhe më dha 2-3 sekonda për të nxjerrë sprejin me piper. E spërkata. Ai iku me vrap, shkoi te Christos që ishte në buzë të shkëmbit, e shtyu dhe ai ra në greminë”.
Pas një operacioni të gjatë kërkimi, trupii i viktimës u gjet dhe u transportua në spital, ku u konstatua vdekja. Rasti ka ngjallur reagime në Greqi, ndërsa autoritetet dhe ambientalistët po vlerësojnë situatën e bashkëjetesës me kafshët e egra në zona të tilla.