Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku një 17-vjeçar dyshohet se është vetë helmuar me fostoksnë. Aktualisht i mituri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë Elbasan
•Në zbatim të masave të përcaktuara për kontrollin e imtësishëm në të gjithë qarkun, me qëllim garantimin e sundimit të ligjit në territor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi duke dalë jashtë banese, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me një shtetas.

•Mbrëmjen e djeshme, në spitalin Rajonal të Elbasanit, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, një 17 vjeçar, i cili dyshohet se është vetëhelmuar me fotoksinë. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.