Aktualitet dhe Lajme

E FUNDIT/ Sherr me thika në ambientet e një lokali, plagoset një 61-vjeçar, Detajet e para

Share

Një 43-vjeçar ka plagosur me thikë mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 një 61-vjeçar, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Autori i dyshuar u arrestua dhe u shoqërua në komisariatin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu në kuadër të hetimit lidhur me zbardhjen e plotë të ngjarjes, është shoqëruar në ambientet e komisariarit dhe pronari i lokalit, ku ka ndodhur ngjarja.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) 61-vjeçarin, falë reagimit në kohë të Policisë, identifikohet dhe shoqërohet në Komisariatin e Vlorës, autori i dyshuar i plagosjes.

Sot, rreth orës 21:00, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, shtetasi G. Sh., 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. Z., 61 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin G. Sh, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Ndërkohë i dëmtuari, shtetasi P. Z., ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu në kuadër të hetimit lidhur me zbardhjen e plotë të ngjarjes, është shoqëruar në ambientet e komisariarit dhe pronari i lokalit, ku ka ndodhur ngjarja, shtetasi B. D.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button