Aktualitet dhe Lajme

E bujshme nga Italia për Milanin, Igli Tare shton mesfushorin shqiptar në listën e preferencave

Share

Granit Xhaka është në listën e preferencave të Milanit. Ky është lajmi i bujshëm që raportohet nga Italia për kuqezinjtë.

Dhe pse nuk ka kontakt direkt mes palëve, me atë që raportohet bëhet e ditur se lojtari preferohet nga Tare. Vetë Xhaka po shikon për një eksperiencë të re.

Interesim për të ka pasur në Turqi dhe jo vetëm. Te Leverkuseni ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit.

Xhaka është përfshirë në formacionin e sezonit në dy edicione radhazi. Mesfushori shqiptar ishte pjesë e titullit kampion që fitoi Leverkusen në vitin 2024.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button