Dy vite nga lufta në Ukrainë, Begaj: Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj

Share

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, presidenti i vendit Bajram Begaj, ka reaguar për dy-vjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë.

Në mesazhin e tij, Begaj shkruan se vlerat e përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik, teksa shpreh mbështetjen për Ukrainën dhe popullin e saj.

Gjithashtu, Begaj shprehet se; “Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj”.

Mesazhi:

Dy vjet nga agresioni i pa provokuar dhe i pa justifikuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës.

Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit.

Ukraina sot është ndërgjegjja jonë.

Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik.

Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe në mbrojtje të vlerave universale”, shkruan Begaj.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button