Aktualitet dhe Lajme
Dy persona kërcënojnë “Shqiponjat” në mes të Shkodrës: Do t’ua mbushim barkun me plumba

Pas dy ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër, efektivët e “Shqiponjave” janë kërcënuar me jetë mbrëmjen e kësaj të mërkure nga dy persona, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen me dije.
Sipas raportimeve, dy personat në fjalë të cilët tashmë ndodhen në komisariat, kanë ndaluar në postobllokun e policisë duke iu thënë efektivëve “do t’ua hapim barkun me plumba”.
Arsyet e këtij kërcënimi për efektivët e policisë janë ende të paqarta ndërsa dy të shoqëruarit po merren në pyetje në ambientet e komisariatit.